Flash News

KRYESORE

Gjendet trupi i pajetë, dyshohet se është i këngëtarit Scott Hutchison

Policia në Skoci ka gjetur një trup të pajetë në Port Edgar mbrëmjen e shkuar rreth orës 20:30. Mendohet se trupi është i këngëtarit Scott Hutchison, i cili  u shpall i zhdukur nga familjarët e tij pak ditë më parë, pasi ata nuk arrinin dot të komunikonin me të.

Megjithatë ende nuk është bërë identifikimi zyrtar i tij. Këngëtari 36-vjeçar u pa për herë të fundit rreth orës 13:00 të paradites të së mërkurës, duke u larguar nga hoteli “Dakota” në jug të Queensferry.

Ditën e djeshme, Grant dhe Neil deklaruan se vëllai i tyre vuante nga depresioni.

Në postimin e fundit në twitter Hutchison shkruante: “Tregohuni të mirë me njerëzit që doni. Nuk është diçka e dhënë dhe jam shumë i mërzitur që nuk është. Unë nuk kam jetuar me këtë standard dhe kjo më vret. Ju lutem përqafoni të dashurit tuaj”.

Të fundit