Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur aktori Mark Salling, do dënohej për pornografi me të mitura

Është gjetur i vdekur aktori i njohur i kinematografisë botërore, njëkohësisht dhe muzikant, Mark Salling. Trupi i Salling është gjetur i pajetë në lumin Los Angeles në Sunland në rrethana deri tani krejt misterioze. Zona ku u gjet trupi i aktorit frekuentohej nga Salling pasi jetonte herë pas here.

Deri tani dyshohet se vdekja e tij e papritur mund të ketë lidhje me akuzat për pornografi me të mitur. Ylli i “Glee” ishte në pritje të dënimit nga gjykata, pasi prokurorët kishin konfirmuar se i kishin gjetur rreth 50 mijë imazhe të të miturve.  

Në muajin gusht të vitit të shkuar në media u aludua se aktori kishte tentuar vetëvrasjen duke prerë kyçet, por avokati i tij e ka mohuar vazhdimisht.

Të fundit