Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur një 23-vjeçar

Gjendet i vdekur një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në lagjen ”4 Heronjtë” të Vlorës. I riu me inicialet  E.D, i cili u gjet në një godinë të braktisur.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit në pjesën e barkut është gjetur një shiringë. Më herët gjatë ditës së sotme, familjarët kishin njoftuar policinë, pasi 23-vjeçari ishte larguar nga banesa.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës dhe pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Të fundit