Flash News

KRYESORE

Gjendet i vdekur pranë shtëpisë 29-vjeçari në Durrës

Gjendet i vdekur pranë shtëpisë 29-vjeçari në

Një 29-vjeçar i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike duke u vetëvarur me litar në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, në Durrës.

Policia bën me dije se shtetasi 29-vjeçar me inicialet V.N është vetëvarur në kasollën pranë banesës së tij në lagjen nr. 17 të qytetit bregdetar. Familjarët e kanë gjetur të riun të pajetë. Edhe pse kanë tentuar që ta shpëtojnë, familjarët nuk ia arritën dot.

Paraprakisht ka dyshime se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit. Grupi hetimor ka nisur hetimin e ngjarjes.

Të fundit