Flash News

KRYESORE

Gjendja e jashtëzakonshme, Soreca: Qëllimi është të hiqet sa më parë

Gjendja e jashtëzakonshme, Soreca: Qëllimi është të

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, foli për herë të parë për situatën në Shqipëri nga koronavirusi. Ai komentoi situatën duke u shprehur se gjendja e jashtëzakonshme duhet të jetë e kufizuar në kohë. Sipas Sorecës, qëllimi është që gjendja të hiqet sa më parë.

“Po përpiqem që të vazhdoj punën time, si të gjithë njerëzit e tjerë, por punoj fort që Shqipëria t’i plotësoj për ato nevoja që ka në këtë kohë. Është një situatë e vështirë, një situatë dramatike në Itali. Familja ime jeton atje. Nga këndvështrimi i Shqipërisë, Shqipëri e dëshmoi me ndihmën e saj. Dhe prandaj këtu bëhet fjalë për një vëllazi të vërtetë.

Është e qartë se situata kërkon marrjen e masave dhe qeveria ka marrë masa qysh në 10 mars, por kjo duhet të jetë  një situatë e përkohshme. Prandaj kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duhet të jenë të mirë të justifikuara dhe sa më të shkurta në kohë. Sigurisht që nuk jam në dijeni të gjithë informacionit që ka qeveria për të zgjeruar gjendjen e jashtëzakonshme për të vlerësuar situatë. Që të jetë në akord me konventat ndërkombëtare dhe ligjet ndërkombëtare, çdo kufizimi duhet të jetë i kufizuar në kohë. Qëllimi ynë kryesor është që kjo gjendje e jashtëzakonshme të mund të hiqet sa më parë”, tha Soreca për Ora News.

Të fundit