Flash News

KRYESORE

Gjendja e rëndë shëndetësore e Rita Orës, anulon koncertin per problemin në gjoks

Gjendja e rëndë shëndetësore e Rita Orës, anulon
Rita Ora ka paralajmëruar fansat përmes një postimi në Twitter se ka anuluar koncertin e saj për shkak të një infeksioni në gjoks. Rita Ora do zhvillonte këtë koncert në Irlandë në festivalin Solstic por për shkak të këtij problemi është detyruar ta anulojë. “Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë se unë nuk do të jem në gjendje të performoj siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë që të shërohem. Isha shumë entuziaste që do të kaloja kohë në Islandë dhe do të bëhesha pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam përherë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe e dashuroj të performuarit. Unë jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer pasi kjo do të thotë të braktis fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pres që të festoj Solsticin 2020 me ju!”, ka shkruar ajo.

Të fundit