Flash News

KRYESORE

Gjendja e rrugëve, ARRSH: Akset ku duhen përdorur zinxhirët për të qarkulluar

Gjendja e rrugëve, ARRSH: Akset ku duhen përdorur zinxhirët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion sa i takon gjendjes së rrugëve në të gjithë vendin.

Sipas ARRSH-së, në Rajonin Jugor, të gjitha akset kombëtare ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët janë, Qafë Mali – Fierzë; Ura e Cerenecit – Steblevë; Qafë Bualli – Krastë dhe Trebisht - Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhirë janë, Kuben-Vasije; Peshkopi-Qafë Draje; Peshkopi-Ushtelencë; Domaj-Draj Rec dhe Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Në Rajonin Qendror, akset rrugore ku qarkullohet pjesërisht me zinxhir janë rrugët e Dajtit (Qafë Priskë - Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj) dhe rruga Lunik -Steblevë.

 

Të fundit