Flash News

KRYESORE

Gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar, çfarë thonë doktorët për Demi Lovato

Gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar, çfarë

Javën ë shkuar këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato përfundoi në spital pas mbidozës së drogës. Ajo është dërguar me urgjencë dhe jeta i ka dhënë një mundësi të dytë. Megjithëse të gjithë po lutën për shëndetin e saj, Demi vazhdon te jetë rëndë.

Burime për “E!News” kanë treguar se po lufton me përzierje ekstreme e temperaturë të lartë. Doktorët nuk kanë dhënë ende një afat se kur mund të dalë nga spitali, por janë shprehur se në gjendjen në të cilën ndodhet, nuk mundet ende të rehabilitohet.

Një burim për TMZ ka thënë se Demi Lovato është e gatshme që të kurohet pasi bëri të njëjtën gjë në 2010 dhe ka dëshirë që të jetë sërish pranë nesh.

Familja dhe ish i dashuri i saj ndodhën në spital prej ditësh dhe po e mbështesin këngëtaren në çdo moment.

Të fundit