Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
..Ose shembuj nga keq-qeverisja arrogante e Veliajt
Akil Kraja*
Tirana në drejtim të paditur? Në kohën e “hyper-informacionit” në kohë reale mund të thuhet me bindje të plotë se lajmi mbyt lajmin, skandali mbulon skandalin, deklarata mohon deklaratën, dhe përgjegjësit arrijnë gjithmonë t’i shpëtojnë përgjegjësive. Ja pse shqiptarët humbin shpresën. Të gjithë duket sikur i harrojnë apo i tolerojnë skandalet e njëpasnjëshme duke e pranuar logjikën ciklike: sot është më keq se dje, e nesër do të jetë më keq se sot, sepse ky vend nuk bëhet.
Kjo është gjendja e skandalit permanent. Një fatalitet që po pushton çdo qytetar. Një pesimizëm që ushqehet në çdo cep të vendit, përfshirë Kryeqytetin tonë. Nga ta fillojmë, vetëm gjatë javës që po lëmë pas, Bashkia Tiranë ka prodhuar skandalet e mëposhtme :
1) Erion Veliaj humbi shkallën e parë të gjyqit administrativ mbi pa-vlefshmërinë e 6 mandateve të këshilltarëve bashkiak të ndërruar pas zgjedhjeve legjislative të 25 qershorit. Pasojat janë të jashtëzakonshme. Beteja ligjore e kolegut këshilltar Topollaj dëshmon më së miri mungesën e thellë të respektit ndaj institucioneve dhe të njohurive ligjore të stafit bashkiak.
Gjykata thotë që 6 këshilltarë nuk duhej të kishin votuar në mbledhjet e këshillit bashkiak të këtyre gjashtë muajve të fundit për shkak se mandati i tyre nuk është marrë në respekt të ligjit. Pra buxheti 2018, rritja e çmimit të ujit, ndihma dhe apartamentet sociale, të gjitha vendimet e miratuara këto gjashtë muaj rezultojnë në parim të jenë të pavlefshme.
Me pak fjalë, “Bashkia Ra”!
A ka vallë një skandal më të madh se ky? E imagjinoni amullinë kontraktuale, fiskale e ligjore që krijon kjo situatë? Dëshmi ekstreme e arrogancës që ka pushtuar Bashkinë Tiranë nën drejtimin e një kryebashkiaku që mendon vetëm për “aparencën” dhe aspak për “përmbajtjen”, përfshi në çështjet më primare si ato që prekin ligjin dhe parlamentin vendor...
2) Erion Veliaj ka filluar së fundmi fushatën e mbjelljeve të pemëve duke pushtuar mediat çdo ditë me lopatë e kazëm në dorë. 6000 punonjësit e Bashkisë nuk mjaftojnë, ai duhet të jetë çdo ditë duke mbjellë vetë një pemë... Sikur kjo të mos mjaftonte, ai krijon një skandal personal duke iu referuar një prindi, një aktivisti e një qytetari si histerik vetëm e vetëm se kërkonte standarde, transparencë e një menaxhim më të mirë nga Bashkia e tij në këtë fushatë të rradhës.
Historia me pak fjalë është kjo: fëmijës i kërkohen para në shkollë nga mësuesja me kërkesë të Bashkisë për të mbjellë pemë në pyllin orbital. Prindi refuzon pasi thotë se për këtë i paguajmë taksat direkt bashkisë.
Veliaj, si Kryetar Bashkie i përgjigjet publikisht prindit duke deklaruar: “zoti faltë dikë që nuk është gati të japë 100 lek, se ai i ka mundësitë se është analist i paguar, por në sytë e tij ishte më e rëndësishme të bënte një kauzë histerike për pemën që do të oksigjenojë fëmijën e vet kundër kryetarit të bashkisë. Unë s’kam fëmijë, por vallai partia para fëmijës….”.
A ka skandal më të madh për një kryetar Bashkie që flet me këtë gjuhë ndaj një qytetari që paguan taksat? Ku është llogari-dhënia? Ku është respekti i të zgjedhurit ndaj sovranit që e voton? Ku është përulësia e nënpunësit i cili paguhet nga taksat e qytetarëve? A është kjo dëshmi e një arrogance të llahtarshme? A është kjo dëshmi e një sjelljeje nga më të ulëtat që kur i shkon për shtat i përdor fëmijët për pedo-politikë propagandistike e kur nuk i shkon për shtat i përdor si objekt batutash?
Të mos harrojmë, që zëvendësimi i palmave të thara në autostradë përpos shpenzimit fillestar të çuar dëm, tanimë do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës dhe Bashkisë Tiranë plot 2.5 milion euro për t’u zëvendësuar me pisha...
3) Erion Veliaj u fut në zgjedhjet vendore të vitit 2015 me një premtim madhor : moratorium për ndërtimet në Tiranë gjatë mandatit të parë. Premtimi nuk u mbajt dhe Tirana sot po kalon një fazë betonizimi intensive pavarësisht mungesës së theksuar së hapësirave dhe infrastrukturave publike cilësore.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Veliaj miratoi së fundmi në Këshill uljen me 50% të taksës së ndërtimeve të reja për pallatet e mëdha që kanë qëllime zyrash deri në 30.000m2. Nëse e llogaritim këtë ulje me një çmim prej 1500eurosh/m2 minimalisht, atëherë i bie që nga 3.6 milion euro taksa (1500e/m2 x 30.000m2 x 8%) ndërtuesi fatlum do të paguajë tanimë 1.8 milion euro.
Ka dhuratë më të bukur për të filluar vitin: edhe leje ndërtimi për kullë edhe 1.8 milion euro skonto...?!
4) Erion Veliaj ka deklaruar që përpos faktit që Tirana po merr hije vieneze nëpërmjet vendosjes së disa stolave plastikë në sheshin Skënderbej, kryeqyteti tanimë është dhe ndër më të pastrit në Ballkan. Këtë gjykim le ta bëjnë vetë qytetarët.
Por ajo që është realisht shqetësuese, është heshtja e pothuajse një “bashkëpunëtori” në skandalin e inceneratorëve të mbetjeve denoncuar këto ditë nga Partia Demokratike. Të tre inceneratorët të mbetjeve të Tiranës, Elbasanit e Fierit janë nën të njëjtën dorë dhe një kompani që nuk ka patur asnjë eksperience të qenësishme në menaxhimin e plehrave.
Veliaj nuk reagoi në asnjë çast duke mohuar deklaratën e të enjtes së Ministrit Ahmetaj ku ai deklaronte se inceneratorët janë në pronësi të Bashkive; ai nuk e mohoi faktin që në landfillin e Sharrës do të ndërtohet një incenerator nga një kompani fantazëm bazuar në Hollandë; nuk reagoi mbi faktin që Bashkia Tiranë do ta paguajë këtë kompani që plehrat e Tiranës të digjen aty; nuk reagoi mbi faktin nëse është e vërtetë apo jo që ky incenerator ka një kapacitet djegieje më të madhe se prodhimi i mbetjeve në Tiranë...
E njëjta heshtje pothuajse “bashkëfajësie” si me rastin e vdekjes tragjike në landfillin e Sharrës së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. E njëjta heshtje si me rastin e ligjit të importit të mbetjeve. Nga ku pyetja, Kryetari i Bashkisë mbron interesat e inceneratorëve apo të qytetarëve të Tiranës? A ka një skandal më të madh sesa një Kryetar Bashkie që hesht për çështjen e menaxhimit dhe të djegies së mbetjeve në një ndër qytetet më të ndotura të Europës?
5) Erion Veliaj shfaqet pothuajse në çdo dalje mediatike i shoqëruar me fëmijë, i veshur sportiv, i qeshur e si një njeri realisht i aksesueshëm e korrekt, me pulovra me drerë apo mushama me ngjyra. E me të drejtë qytetarët pyesin veten pse vallë ky investim krejt atipik në veshje?
Veshjet e Veliajt mund të shpjegohen vetën me një arsyetim propagandistik pasi sa më i madh të jetë skandali, aq më i madh nevojitet dhe kamuflimi. Sa më e madhe gënjeshtra, aq më e madhe propaganda. Aksiomë e çdo politikani të shkollës së rilindjes propagandistike shqiptare.
Ai kërkon të tregohet sa më “njerëzor” në një kohë kur nuk është i tillë. Pas shembjes me urgjencë, të nxituar, në kaos, pa sqaruar as kompensimin e as strehimin alternativ - madje duke përdorur dhe dhunë – të banorëve në Shkozë, në zgjatimin e bulevardit të ri, apo dhe në Selitë etj., forcat bashkiake e policore Tiranë u vërsulën kësaj radhe disa familjeve në zonën e liqenit të thatë. Afati shumë i shkurtër prej vetëm disa ditësh dhe mos sqarimi i çështjes së kompensimit e detyroi një nga familjarët në fjalë të ngjitej mbi çati e të kërcënonte me vetë-flijim.
Ligji duhet zbatuar pa përjashtime dhe akoma më shumë në zonën e liqenit. Por nëse gjendet kuraja për t’u marrë qytetarët e thjeshtë, pse në paralel nuk zbatohen rregullat dhe për vilat e të paprekshmeve ndërtuar në zonën e liqenit në kundërshtim me po të njëjtat rregulla mbi të cilat bazohen këto shëmbje? Dy standarte për të njëjtin rast?
A mund të shëmbet shtëpia e një familjeje me një lajmërim disa ditësh dhe pa i dhënë asnjë alternativë strehimi fëmijëve? A e di Veliaj që dhe të burgosurit për krimet më të rënda, vetëm nga fakti që janë “njerëz”, kanë të drejtë për një strehim? As dhe krimineli pra nuk lihet në qiell të hapur e në rrugë, e jo më një familje me fëmijë. Pra, Kryebashkiaku le të vishet me pulovra me drerë, ai nuk mund të ja dalë të fshehë fytyrën e tij të vërtete dhe arrogancën e të plotfuqishmit që arrin kulmin me dhunën ndaj shitësve ambulantë...
Kjo është gjendja e skandalit permanent në qytetin e Tiranës. Një qytet ku arroganca e keq-qeverisjes po prodhon vetëm skandale e propagandë boshe, dita ditës, javë pas jave, me fëmijë në krah e lopata në dorë... ju duket si déjà-vu?!
*Këshilltar i PD në Bashkinë e Tiranës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38