Flash News

KRYESORE

Gjendja e vështirë shëndetësore që po kalon deputeti socialist Paulin Sterkaj

Gjendja e vështirë shëndetësore që po kalon deputeti

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ndodhet në një moment të vështirë shëndetësor teksa uronte që ta kalonte këtë situatë.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit🙏Forca mik💪Jemi të gjithë me ty👍”, shkruajti Rama në rrjetin social Facebook.

Sipas saj që raporton Report Tv, deputeti socliast ka pësuar një ishemi cerebrale, por gjendja e tij për momentin është përmirësuar dhe nën kontrollin e mjekëve në spital, edhe pse pa garanci.

 

Të fundit