Flash News

KRYESORE

Gjendja jo e mirë e Ariana Grandes, del për herë të parë në publik pas vdekjes së ish-të dashurit

Thuajse dy javë më parë reperi Mac Miller u nda nga jeta  në moshën 26-vjeçare, si pasojë e një mbidoze droge. Miller ishte ish-i dashuri i Ariana Grandes dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithnjë e ndjekur mediatikisht, ndaj dhe çdo reagim i Arianës përbën lajm.

Këngëtarja nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-të dashurit të saj dhe këtë e ka treguar dhe nëpërmjet dy postimeve në Instagram.

Vetëm ditën e sotme, ajo ka dalë për herë të parë në publik pas vdekjes së reperit dhe gjendja e saj nuk duket aspak e mirë. Pranë saj është i fejuari Pete Davidson, i cili si duket po e ndihmon shumë këngëtaren të marrë veten nga kjo ngjarje.

Ariana nuk mori pjesë as në çmimet “Emmy” dhe në shëtitjen që po bën me të fejuarin e saj, shfaqet edhe duke qarë. Kjo na lë të kuptojmë se nuk e ka aspak të lehtë të marrë veten nga vdekja e ish-të dashurit.

Të fundit