Flash News

KRYESORE

Gjenerali amerikan Dunford: Lufta me Korenë e Veriut do ishte katastrofike

Gjenerali amerikan Dunford: Lufta me Korenë e Veriut do ishte katastrofike

Tensionet mes Uashingtonit dhe Penianit kanë mbërritur në kulmin e tyre javët e fundit, e sipas këshilltarit më të lartë ushtarak të presidentit Donald Trump, shpërthimi i tyre në formën e një konflikti të armatosur do të ishte shkatërrues, por mbetet gjithmonë një opsion në tryezë. Këto deklarata gjenerali amerikan i bëri gjatë një vizite në Kinë. Ai u shpreh se një luftë me Korenë e Veriut do të ishte e llahtarshme.

Ndërkohë kujtojmë se Trump paralajmëroi Korenë e Veriut se do të gjendej përballë tërbimit dhe zjarrit të vendit të tij, teksa Peniani kërcënonte me sulm territorin amerikan të Guamit.

Megjithatë, retorika e javës së kaluar është zbutur ndjeshëm pasi udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un i la momentalisht mënjanë planet e Guamit, lëvizje kjo e përshëndetur nga Trump. Alternativa, - shkroi ai në “Twitter”, - do të ishte katastrofike dhe e papranueshme, ndërsa Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson përcolli mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për bisedime, nëse Peniani është gati të çarmatoset.

Të fundit