Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Gjenerali rus paralajmëron Perëndimin: Kremlini mund të godasë Qipron nëse sulmohet Siria
Evgeny Buzhinsky, Gjeneral Leitnant në ushtrinë ruse, ka deklaruar se Kremlini do të përgjigjet ndaj çdo sulmi që Perëndimi do të kryejë në Siri. Duke folur për ‘BBC Radio 4’, ish-anëtari i Shtabit të Ushtrisë ka theksuar se nëse Britania e Madhe sulmon Sirinë, vendi i tij mund të bombardojë bazat dhe anije britanike që ndodhen në Mesdhe, duke iu referuar atyre në ishullin e Qipros.
Buzhinsky tha se është vështirë që SHBA, Britania dhe Franca të gjejnë një bazë ushtarake në Siri ku nuk ndodhen ushtarë dhe personel rusë. “Nëse derdhet gjak rus, atëherë Rusia do të hakmerret”, është shprehur ai.
Gjenerali i bëri jehonë një deklarate të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha të premten se Moska ka prova 'të pakontestueshme' se sulmi i dyshuar i armëve kimike në Douma, në Gutën lindore, ishte organizuar me ndihmën e një shërbimi sekret të huaj, por pa specifikuar se kujt shteti i përket.