Flash News

KRYESORE

Gjenocidi serb në Kosovë/ Miratohet rezoluta që dënon krimet serbe gjatë luftës

Gjenocidi serb në Kosovë/ Miratohet rezoluta që dënon krimet

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës së Kosovës, ku për herë të parë i quan këto krime Gjenocid.

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro Rezolutën, e cila kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës

Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi në Facebook, shkruan:

“E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë”.

Të fundit