Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjërat kanë ndryshuar shumë, Ozil flet për atë që pret tek Arsenali
Mesut Ozil nuk luante me trajnerin Unai Emery, por gjërat kanë ndryshuar. Me trajnerin e ri Arteta ai po rikthehet të jetë i rëndësishëm tek Arsenali.
Së fundmi, mesfushori ka dhënë një intervistë, ku ka dhënë edhe një premtim. "Do të jap gjithçka për këtë klub, për shokët e mi të skuadrës. Kemi pasur një sezon të vështirë. Qëllimi ynë është të jemi në Ligën e Kampionëve. Këtë vit kemi pasur periudha të vështira, por them se do ia dalim", është shprehur gjermani.
"Arteta sapo ka ardhur këtu, por të gjithë e dinë atë që kërkon dhe do. Qëllimi im personal është të jap gjithçka në fushë për të ndihmuar Arsenali dhe mendoj se trajneri e sheh atë, sepse jam duke luajtur rregullisht tani", ka shtuar Ozil.
"Kam pasur një kohë të vështirë kur ishte trajneri Unai Emery, kështu që nuk luaja. Tani jam i lumtur, sepse jam duke luajtur rregullisht”.