Flash News

KRYESORE

Gjërat që duhet të keni parasysh përpara se të përdorni produkte vetënxirëse

Gjërat që duhet të keni parasysh përpara se të

E kush pret të nxihet në mënyrë natyrale, kur fare mirë mund të marrësh ngjyrën e bronztë duke u lyer me kremra, sprajte e proukte të tjera që “premtojnë” ngjyrën e çokollatës brenda ditës.

Për më tepër këto të fundit mund të përdoren në shtëpi e nuk kërkojnë fare ekspozimin tuaj në diell, por megjithatë pas aplikimit duhet të ndiqni disa këshilla në mënyrë që ngjyra e lëkuës të qëndrojë për disa kohë , pasi në fund të fundit është fituar brenda ditës dhe ashtu rrezikon të venitet.

Disa këshilla që duhet të keni parasysh:

Shmangni exfoliantët

Shmangini produktet eksfoliuese për të paktën 24 orë pas përdorimit të nxirësve artificial. Nëse jeni duke përdorur retinol, ose ndonjë produkt të fytyrës apo trupit që përmban, AHA , si acidet glikolike, laktike dhe limonike, shmangni ato për të paktën 24 orë para . Këto produkte mund të bëjnë që pigmenti të zbehet më shpejt.

Cikli menstrual

Koha e periodave mund të ndikojë drejtëpërdrejtë në kohëzgjatjen e nxirjes artificiale. Kjo shpjegohet përmes nivelit të hormoneve! Nëse ju do të aplikoni produktet vetënxirëse një javë para ciklit ose gjatë ditëve të ciklit, ngjyra do të qëndrojë më gjatë. Nivelet e hormoneve mund të luajnë një rol në zhvillimin e mirë të pigmentit dhe mbajtjes së këtij të fundit.

Produktet hidratuese

Shmangni përdorimin e vajrave sepse formula e tyre do të shpërbëjë shumë më shpejtë pigmentin e fituar në mënyrë artificial.

Të fundit