Flash News

KRYESORE

Gjërat që duhet të mbani parasysh për të pasur flokë të shëndetshëm

Gjërat që duhet të mbani parasysh për të pasur

Prisni flokët rregullisht

Për të pasur flokë të shëndetshëm duhet të shkoni tek stilisti juaj i flokëve çdo 6-8 javë. Kjo nuk do të thotë se flokët tuaj nuk do të rriten, por ju duhet të hiqni qafe majat e dyfishta ose të djegura.

Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme

Çdo lloj gjëje që hani ndikon edhe tek flokët. Ushqimi i një diete të ekuilibruar, me ushqime të shumëllojshme duke marrë të gjitha vitaminat e nevojshme, do të ndikojë si brenda trupit tuaj edhe jashtë tij.

Pini shumë ujë

Ashtu si lëkura edhe floku ka nevojë të jetë i hidratuar. Kujdesi i flokëve fillon me një skalp të ushqyer dhe të balancuar.

Krehni flokët shpesh

Krehja e flokëve stimulon skalpin e flokëve për të zbritur deri tek majat dhe për të mbuluar me vaj natyral flokët tuaj.

Shpërlajini flokët me ujë të ftohtë

Larja e flokëve me ujë të ftohtë nuk është shumë relaksuese, por ekspertët thonë se të paktën shpëlarja e fundit e flokëve me ujë të ftohtë, do t’i bëj flokët tuaj më të butë dhe me shkëlqim.

 

Të fundit