Flash News

KRYESORE

Gjergj Bojaxhi: Nuk mbështes protestat e opozitës kundër qeverisë

Gjergj Bojaxhi: Nuk mbështes protestat e opozitës kundër

Ish-kryetari i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi shprehet se nuk mbështet protestat e opozitës kundër mazhorancës. Argumenti që përdor ai është se dihet që qeveria është e korruptuar dhe se duhet t’i kërkohet opozitë të ofrojë një alternative të vërtetë.

“Këto lloj protestash janë protesta të militantëve dhe jo popullore. Në thelb, janë të organizuara në mënyrë të mirëfillte nga strukturat politike. Ndryshe janë jelek-verdhët në Francë që janë apartiake. Në kushtet ku jemi, harrojmë të flasim se pse partia më e madhe opozitare nuk ofron një alternative ndryshe, edhe pse modeli Rama ka dështuar me kohë”, deklaroi Bojaxhi.

Për taktikat e opozitës, që ka përshkallëzuar protestat me bllokimin e rrugëve, Bojaxhi mendon se kjo taktikë nuk është aq efektive. “Është e drejta e çdo qytetari të protestojë, mirë do ishte të kishte leje sa herë që protestohet. Taktikat e bllokimit të rrugëve janë mënyrë për të treguar se nuk kanë mbështetje pozitive sepse me 200 veta bllokohet një rrugë”, përfundoi Bojaxhi.

Të fundit