Flash News

KRYESORE

Gjergj Leka i rikthehet prezantimit, televizioni i nostalgjikëve dhe emisioni i tij i ri

Gjergj Leka i rikthehet prezantimit, televizioni i nostalgjikëve dhe

Kantautori i njohur Gjergj Leka, ishte i ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan. Ai foli për të projektin e tij tmë të fundit me të cilin është prezantuar në “Kënga Magjike”. Këngë e cila ka bërë për vete shumë vajza dhe gra.

Ndër të tjera, Leka foli dhe për një tjetër projekt të madh i cili do ta kthej atë në skenë si prezantues dhe seë bashku me miqtë e tij producent kanë blerë një frekuencë i cili do të sjellë në ekran  filma, spektakle, emisione dhe artistë të vjetër të ekranit shqiptarë dhe botëror.

Kantautori tregon se ky do të jetë një televizion i cili do të ketë si target grup moshat nga 40-80 vjeç. “Është një Retro Tv, që do të ketë një target grup, nga 40 deri 80 vjeç. Çfarë do të përfshijë? Ai do t’i filloj transmetimet nw 4 dhjetor dhe do të ketë filma nostalgjikë, Shigjeta e Zezë, Katani e shumë të tjerë si këta. Unë kam një arkiv shumë të mirë me video, koncerte të tëra nga emra të mëdhenj. Me këtë duam të kapin një target grup i cili mungon”, – tha Gjergj Leka.

 Ndër të tjera leka u shpreh se në këtë televizion do të ketë emisionin e tij “Në shtëpinë e artistit”, ku Leka do të ftojë në shtëpinë e tij për një bisedë me kolegë dhe artistë të fushave të ndryshme.

 Retro Tv do të jetë një kanal 24 orë, me 3 edicione lajmesh, me programe për të rinj të talentuar, ata që nuk i bëjnë dot vetë klipet, do të ketë zërat e natës, me koncerte nga perlat e të gjithë botës. Të gjitha këto programe, tregon Gjergji, ai do t’i ketë me arkiv, madje, siç tregon, një pjesë të mirë të programeve të huaja, ai ka shkuar për t’i marrë të drejtat në Rai.

 

Të fundit