Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Gjergj Meta: Në rrezik është anija, jo piloti; të gjithë shohin nga timoni
Gjergj Meta, Arqipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit, thotë se ngjarjet e fundit na shfaqin një shoqëri ende të papjekur, madje shumë problematike. Duke përdour metaforën, Meta thekson se Shqipëria ndodhet ende në det të hapur dhe po luhatet nga dallgët e mëdha.
Por ndonëse anija po fut ujë nga shumë anë, por jo në kabinën e pilotit, Meta thotë se të gjithë po shohin te timoni, të cilin kërkojnë ta marrin.
“Jemi ende në det të hapur. Anija po luhatet e dallgët janë të mëdhaja. Kjo anije fut ujë nga shumë anë. Ndoshta në kabinën e pilotit jo, por sigurisht në pjesë të tjera të saj. E vërteta tragjike e kësaj metafore është se askush nuk po kujdeset të gjejë ku fut ujë anija, por të gjithë shohin te kabina ku është timoni. Disa po mundohen t’i shërbejnë pilotit e disa t’ia marrin nga dora timonin për t’ia dhënë një piloti tjetër. Të gjithë u shërbejnë pilotëve, herë me serivilizëm e herë me devocion, por jo anijes që ka brenda shumë udhëtarë. Ajo është në rrezik e jo piloti. Mendoj se metafora nuk është shumë e vështirë. Ajo gjithsesi mbetet një metaforë e asgjë më shumë. Një metaforë ka nevojë të zbërthehet në elementë jetësorë për të parë se cilat mund të jenë ato zgjidhje që na ndihmojmë të dalim nga situata”, shkruan Dom Gjergj Meta.
Gjergj Meta thekson të gjithë si shoqëri kemi përgjegjësi që ta shpëtojmë anijen nga mbytja duke e çuar në portin evropian.
“A duam ta nxjerrim anijen nga deti i hapur? A duam ta çojmë Shqipërinë në portin europian? Kemi 28 vjet që lundrojmë kuturu. Kemi mësuar si Uliksi (Odiseja) në rrugën për në itakë. Nuk po gjejmë ku gjendet fari edhe pse nga larg ia shohim shkëlqimin. E kjo jo për faj të sirenave, por për shkak të rremuesve që joshen prej këngës së tyre mashtruese. Kemi përgjegjësi të gjithë për shoqërinë tonë, për vendin tonë. E vetëm bashkë mund ta shpëtojmë anijen nga mbytja. E mundemi ta shpëtojmë”, shkruan ai.