Flash News

KRYESORE

Gjermanët kritika Qeverisë për mbrojtjen e Saimir Tahirit, Romana Vlahutin e sheh te Prokuroria problemin e “kokave të drogës”

Gjermanët kritika Qeverisë për mbrojtjen e Saimir Tahirit, Romana

Gjatë kohës kur Thorsten Frei, anëtar i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Raportues për Shqipërinë në Bundestagun gjerman, kërkonte heqjen e imunitetit të deputetit të PS, Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, në një konferencë paralele ia hidhte fajin Prokurorisë.

Gjatë fjalës së saj në  konferencën për nisjen e programit europian ‘PAMECA V’, Vlahutin u shpreh se nuk duhet të ketë persona mbi ligjin pavarësisht emrit dhe funksionit të tyre. Sipas Vlahutin, është përgjegjësi e Prokurorisë për të qenë më e qartë dhe të ketë prova të plota.

“Nuk ka njerëz që nëse kanë kryer krim të jenë mbi ligjin, pavarësisht emrit apo funksionit të tyre. Është përgjegjësi e prokurorisë për t’u siguruar që ata të shkojnë në gjyq. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”, ka deklaruar Ambasadorja Vlahutin.

Nuk është hera e parë që Berlini e vendos theksin se te mbrojtja e qeverisë së Edi Ramës për ish-ministrin Tahiri, kur diskutohet për hapjen e negociatave, ndërkohë që ambasadorja e BE-së është mjaftuar me një deklaratë se “po e ndjekim çështjen nga afër”.

Të fundit