Flash News

KRYESORE

Gjermani, gjinia e ndërmjetme zyrtarisht edhe në pasaportë

Gjermani, gjinia e ndërmjetme zyrtarisht edhe në pasaportë

Ka hyrë në fuqi ligji që në dokumentet e identifikimit, pasaportë, veç opsionit femër ose mashkull të shtohet edhe ai i “ndërmjetëm”.

Ky ligj u miratua në dhjetor të 2018-ës në Gjermani me shumicë votash në parlament, dhe hyri në fuqi nga data 1 janar.

Ky opsion zgjidhet nga ata persona që i përshtaten të dyja karakteristikave të dy gjinive, femër dhe mashkull.

Për të zgjedhur këtë opsion, aplikuesit i duhet një dokument zyrtar nga mjekët.

Një zgjedhje të tillë, veç Gjermanisë e ka kryer edhe Australia, Kandaja, Austria etj.

Të fundit