Flash News

KRYESORE

Gjermani, mbulohet nga flakët parku i lojrave

Gjermani, mbulohet nga flakët parku i lojrave

Një park lojrash në Rust të Gjermanisë është përfshirë nga flakët ditën e sotme duke shkaktuar panik tek personat që kanë qenë përreth.

Zjarri u përhap në një pjesë të “Europa Park” i cili njihet si parku më i madh i argëtimit në Gjermani.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale, ndërkohë që mijëra vizitorë janë evakuuar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit