Flash News

KRYESORE

Gjermani Michael Roth sërish thirrje për hapjen e negociatave Shqipëri-BE

Gjermani Michael Roth sërish thirrje për hapjen e negociatave

Për sa i takon Michael Roth, ministër gjerman për Evropën, Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”. Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti”.

Megjithatë, ministri i Shtetit Roth ka edhe një këndvështrim krejt tjetër. Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte “koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit”, tha ai. “Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion”, shtoi ai.

Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë për ndikim.

“BE-ja nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.

Të fundit