Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Një shqiptar i vdekur dhe një i plagosur, policia arreston autorët

Gjermani/ Një shqiptar i vdekur dhe një i plagosur, policia arreston

Viktima dhe i plagosuri në qytetin në Abensberg të krahinës së Bavarisë në Gjermani janë shqiptarë. Mediet në fillim raportuan se të dëmtuarit ishin serbë, ndërsa sulmi u krye nga shqiptarë por albinfo.ch kontaktoi me familjarët dhe informoi se gjithashtu dhe ata janë shqiptarë me origjinë nga Suhareka.

Si pasojë e sulmit me armë humbi jetën F.L. 39 vjeç, ndërsa u plagos vëllai i tij H.L. i cili ndodhet ën spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit dyshohet se është një shqiptar me origjinë nga Lipjani.

Policia gjermane ka vënë në pranga autorit e këtij krimi, ndërsa është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet të jenë kryer sulmet. Agjentët deklaruan se autorët dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

Të fundit