Flash News

KRYESORE

Gjermania arrin shifra rekord për numrin e të të punësuarve

Gjermania arrin shifra rekord për numrin e të të punësuarve

Pas bashkimit të Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore në vitin 1990, për herë të parë është arritur në muajin shtator shifra 45 milionë të punësuar.

Sipas Zyrës Federale Statistikore të Gjermanisë, punësimi në muajin shtator të këtij viti është rritur për 0,5 përqind, në krahasim me muajin gusht të të njëjtit vit. Ndërsa shkalla e papunësisë në vend është 3,4 për qind.

Ekspertët theksojnë se bashkimi i arsimit profesional, arsimit teorik dhe atij praktik kanë një ndikim të madh mbi nivelin e vogël të papunësisë, sidomos tek të rinjtë.

Të fundit