Flash News

KRYESORE

Gjermania: Azilkërkuesit e refuzuar që gënjejnë do të penalizohen

Gjermania: Azilkërkuesit e refuzuar që gënjejnë do të

Ministri i Punëve të Brendshme në Gjermani, Horst Seehofer ka shprehur se nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin apo gënjejnë për të dhënat e tyre do të humbasin lejen e përkohshme të toleruar.

“Kush e pengon dëbimin e tij vetë, duke iu dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit. Ky i huaj do të pajiset vetëm me një dokument që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania”, raporton gazeta “Die Welt”.

Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që e pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen.

Të fundit