“Gjermania e konfirmon, Maqedonia hap negociatat, Shqipëria jo!”, Vasili publikon videon: Ja si na gënjente Rama

Petrit Vasili
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar referuar deklaratave të diplomates gjermane dhe njëherazi ish-ambasadores në Shqipërisë, Sussane Schutz, për procesin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “Gjermania konfirmon se Maqedonia hap negociatat ndërsa Shqipëria jo!”

Teksa publikon një video të kryeministrit Edi Rama dy vite më parë, Vasili akuzon këtë të fundit si përgjegjësin kryesor pse integrimi ndodhet në momentin më të keq të tij.

Postimi i plotë i Vasilit:
Gjermania konfirmon, Maqedonia hap Negociatat, Shqipëria jo!

Suszane Shutz Drejtoreshe e Ballkanit Perendimor ne Ministrine e Jashtme Gjermane dhe ish Ambasadore e Gjermanise ne Shqiperi konfirmon se:
Maqedonise i hapen Negociatat ndersa Shqiperise jo.
Ja cfare thote zj.Shutz;
“Ne synojmë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse plotësohen kushtet, gjithashtu edhe me Shqipërinë gjatë presidencës sonë të Këshillit”, shpjegoi Schutz
Këto jane pasojat e qeverisjes se Edi Rames.
Plot dy vjet me pare ishte po Edi Rama qe dekoronte ambasadoret dhe genjente dynjane per hapjen imagjinare te negociatave.
Sot e kesaj dite per shkak te Edi Rames integrimi i Shqipërisë ndodhet ne momentin me te keq te tij.
Shiheni VIDEON dhe kujtoni se si genjente Rama pa u skuqur fare.