Flash News

KRYESORE

Gjermania e shqetësuar për krimin në Shqipëri, Schutz: Prokuroria dhe policia të bëjnë më tepër

Gjermania e shqetësuar për krimin në Shqipëri, Schutz:

Shteti gjerman vazhdon të jetë kritik sa i takon luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka apeluar nga Shkodra institucionet e rendit dhe të drejtësisë që të angazhohen më tepër në këtë drejtim, kur u pyet nga gazetarët lidhur me procesin e vettingut.

“Është një proces që po vijon në mënyrë pozitive por duhet të vijojë më tepër dhe duhen më shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante të mbushen sa më parë. Shqipëria ka shënuar përmirësime sa i takon luftës kundër krimit, por duhet të bëjë më shumë. Prokuroria dhe policia duhet të bëjë më tepër”, u shpreh ambasadorja.

Ajo shtoi se Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të angazhohet në BE, por me kusht që të ketë më shumë përpjekje për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe.

“Gjermania është e angazhuar që Shqipëria të angazhohet në BE. Do të kishim dashur të hapen negociatat që në qershor, por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në 5 prioritetet në mënyrë të veçantë për krimin e organizuar’, tha ambasadorja.

Të fundit