Flash News

KRYESORE

Gjermania “hap dyert” për punëtorët e huaj, ja për cilat profesione bëhet fjalë

Gjermania “hap dyert” për punëtorët e huaj, ja

Jo më larg se tri vite më parë, Gjermania u përball me një vale azilkërkuesish nga vendet e Ballkanit, si Shqipëria , Kosova apo Serbia. Megjithatë Gjermania i quajti këto vende të sigurta dhe shanset për të fituar azil nuk ekzistonin.

Megjithatë arriti në një lloj kompromisi dhe gjeti zgjidhjen më të mirë të mundshme për ata që donin të punonin në shtetin gjerman, jo si azilkërkues, por si të punësuar legal. Mediat gjermane raportojnë se në dy vitet e fundit është ndjekur një praktikë e tillë  nga rreth 40 mijë shtetas të këtyre tri vendeve.

Ato që kanë udhëhequr në mënyrë të sukseshme këtë praktikë dhe mënyrë rekrutimi të aplikimeve për punë në Gjermani, kanë qenë dy agjenturat shtetërore: GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe BA (Agjentura Federale e Punës). Ato së bashku në zyrat e tyre të ashtuquajtura “Qendra për këshillim të migrantëve” në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi bëjnë këshillimin dhe orientimin e atyre që duan të shkojnë legalisht për të punuar në Gjermani.

Thea Decker punon në BA dhe është përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo thotë se është arritur një parandalim i refugjatëve pikërisht nga ato vende prej nga të cilat ka pasur më shumë refugjatë ekonomikë.

Ajo shpjegon dhe mënyrën se si duhet të paraqiten të interesuarit në njërën nga byrotë e përmendura, BA në Gjermani gjen një punëdhënës i cili është interesuar të punësojë dikë dhe pastaj e fitoni lejen e punës, me opsionin e vazhdimit të saj. Decker thotë se më shumë nevojë ka në profesionet deficitare në Gjermani si përkujdesja për pleq dhe të sëmurë. Por kërkohen po ashtu edhe elektricistë dhe zejtarë të tjerë.

Rreth 40 mijë veta kanë ardhur në këtë mënyrë brenda dy viteve nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria ndërsa tendenca tregon rritje. Kjo është edhe një dëshmi se koordinimi në mes të GIZ dhe BA ka funksionuar mirë. Dhe një sukses i këtij bashkëpunimi është fakti se u bëhet e qartë njerëzve nga këto vende se aventura e azilit do t`u kushtonte shumë më shtrenjtë dhe nuk do t`u ofronte asnjë shans për sukses.

Të fundit