Flash News

KRYESORE

Gjermania konfirmon Joachim Low në stolin e kombëtares

Gjermania konfirmon Joachim Low në stolin e kombëtares

Pavarësisht disfatës në kampionatin Botëror, ‘Rusi 2018’ Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të konfirmojë trajneri Joachim Löw në drejtimin e skuadrës.

Lajmi u publikua nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila pohon se presidenti dhe bordi drejtues i Federatës nuk e vunë në dyshim asnjëherë pozicionin e trajnerit 58-vjeçar dhe pritet që në ditët e ardhshme ta zyrtarizojnë këtë qëndrim edhe përmes një deklarate për shtyp.

Para nisjes së Botërorit, Joachim Low ka rinovuar kontratën e tij për të qenë në krye të skuadrës deri në vitin 2022.

Të fundit