Flash News

KRYESORE

Gjermania kritikon Kosovën dhe Serbinë dhe u bën thirrje për dialog: Ulni tensionet

Gjermania kritikon Kosovën dhe Serbinë dhe u bën thirrje për

Gjermania i ka bërë thirrje dy shteteve të Ballkanit, Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe t`i rikthehen dialogut.

Fushata e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol është kritikuar ashpër nga zëdhënësi Steffen Seibert. Po ashtu, Seibert ka kritikuar dhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin", ka thënë  Seibert në Berlin. Steffen theksoi se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Të fundit