Flash News

KRYESORE

Gjermania kritikon Rusinë për dhunën ndaj protestuesve opozitarë

Gjermania kritikon Rusinë për dhunën ndaj protestuesve

Ministria e Jashtme e Gjermanisë deklaroi, se arrestimi i qindra demonstruesve nё protestën e së shtunës nё Moskё ёshtё “në disproporcion me karakterin paqёsor tё protestёs".

"Ndёrhyrjet e pёrsёritura nё tё drejtёn qytetare pёr grumbullim paqёsor dhe shprehjen e mendimit tё lirё, ёshtё shkelje e detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё dhe vё nё pikёpyetje tё drejtёn pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte." ishte qëndrimi i këtij institucioni.

Zёdhёnёsja e Ministrisё sё Jashtme kërkoi që Rusia t'i mbrojё me efikasitet tё drejtat themelore tё qytetarёve tё saj.

"Ne presim lirimin e shpejtё tё tё gjithё demonstrueseve dhe demonstruesve paqёsorё. I bëj thirrje autoriteteve ruse qё tё lejojnё kandidatёt e pavarur, tё cilёt i pёrmbushin kushtet".

Zgjedhjet pёr kёshillin bashkiak tё Moskёs zhvillohen mё 8 shtator.

Gjatё demonstratës pa leje nё Moskё tё shtunёn, sipas OJQ-sё OWD-Info, u arrestuan 828 vetё. Ministria Brendshme ruse bёn fjalё pёr 600 arrestime dhe pёr 1500 pjesёmarrёs nё aksionin e deklaruar si shёtitje. Manifestimi drejtohej kundёr pёrjashtimit tё disa kandidatёve tё opozitёs nё zgjedhjet lokale. Edhe nё protestёn e mёparshme pati mjaft arrestime.

Të fundit