Flash News

KRYESORE

Gjermania lë në fuqi vendimin e karantinës për udhëtarët nga Shqipëria, testi bëhet falas

Gjermania lë në fuqi vendimin e karantinës për

Gjermania ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për dy javët karantinë të detyruar për udhëtarët nga Shqipëria, pasi vendi ynë konsiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch.

Lajmin e ka njoftuar për qytetarët ambasada gjermane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila thekson se për të gjithë udhëtarët është i detyruar testi për COVID-19. Testi bëhet falas 72 orë nga mbërritja në Gjermani.

Sipas ambasadës gjermane në Tiranë, udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani dhe rezultatin e testit.

Njoftimi i ambasadës: 

+++ Vlen edhe më tej: Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria +++

Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani.

https://www.facebook.com/bmg.bund/videos/vb.323245001172018/2765741750324884/?type=2&theater

Të fundit