Flash News

KRYESORE

Gjermania miraton martesat gej, Merkel voton kundër

Gjermania miraton martesat gej, Merkel voton kundër

Bundestagu votoi sot në favor të legalizimit të martesave gej.

Nga 623 deputetë, 393 votuan pro, 226 kundër dhe katër abstenuan për ligjin e ashtuquajtur ”martesa për të gjithë”.

Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel, votoi kundër.

”Për mua, martesa, në kuadër të kushtetutës sonë, është bashkimi mes një burri dhe një gruaje”, deklaroi Merkel duke sqaruar votën e saj.

Ajo i ka bërë këto deklarata vetëm disa momente pas votimit të parlamentit për miratimin e amandamentit përmes së cilit do të legalizohen martesat në mes të gjinisë së njejtë.

“Shpresoj që vendimi im të promovojë respektin që duhet ta kemi për mendime të ndryshme dhe për më shumë paqe në shoqëri”, ka shtuar Merkel

 

 

Të fundit