Flash News

KRYESORE

Gjermania në votime, “luftë” deri në minutën e fundit ... për vendin e tretë

Gjermania në votime, “luftë” deri në minutën e

Deri në orën 18.00 gjermanët votojnë.  Kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e CDU-së votoi në zonën e saj zgjedhore pranë Detit Balltik dhe pritet të fitojnë për të katërtën herë radhazi zgjedhjet, kësaj here kundër rivalit të  saj socialdemokrat, Martin Schulz. Kështu du vendet e paraë janë zgjidhur. Lufta vijon për vendin e tretë.

Edhe liberalët, (FDP), të Majtët dhe të Gjelbrit si edhe partia e djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, AfD qarkulluan në të gjithë republikën federale për të fituar vota sidomos tek të pavendosurit.

Steinmeier bën thirrje për të votuar

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier iu drejtua me një apel qytetarëve të shkojnë të votojnë. “E drejta e votës është e drejtë qytetare”, shkroi Steinmeier në gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. Kush nuk shkon të votojë, lejon “që të tjerët të vendosin për fatin e vendit tonë”, tha Steinmeier, raporton DW.

61 milionë gjermane janë thirrur të votojnë për Bundestagun e 19-të, ose 400.000 qytetarë më pak se në zgjedhjet e shkuara 2013.

Fletëvotimet më të gjata

42 parti dalin kësaj here në votimet gjermane, në vitin 2013 ishin 34. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 në 299 zona zgjedhore dhe mbyllen në orën 18:00. Rreth 650.000 vullnetarë zgjedhorë kujdesen që të mos ketë probleme gjatë votimit.  Vota është e fshehtë, e çdo qytetar shkon i vetëm në kabinën e votimit. Kësaj here në ligjin zgjedhor është shtuar ndalimi i fotografimit në kabinë, pra asnjë selfie. Kush e publikon një foto të tillë penalizohet.

Gara për vendin e tretë

Shumica e politikanëve e presin rezultatin në Berlin. Sondazhet japin gjithmonë një orientim për rezultatin zgjedhor, por surprizat nuk përjashtohen. Shumë votues e marrin vendimin në kabinën e votimit për partinë apo kandidatin që duan. Interesante kësaj here është se cila parti do të renditet e treta. Të Gjelbrit, Liberalët, të Majtët por edhe partia populiste, AfD shpresojnë që të dalin të tretët në këto votime. Por pavarësisht nga rezultati i AfD-së, mbrojtja Kushtetuese në Gjermani do të ndjekë me vëmendje këtë parti. Ministri i Brendshëm gjerman,Thomas de Maizière u shpreh, se në të tërësinë e saj kjo parti nuk është ekstremiste, por mbrojtja Kushtetuese kontrollon, “nëse ekstremistët e djathtë e marrin në dorë këtë parti”.

Presidenti gjerman duke pritur për të votuar  

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier e ka quajtur pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare si njërën prej «obligimeve më fisnike të qytetarëve». Dhe si qytetar i vendit Steinmeier ka votuar të dielën në orën 12:35 në një shkollë fillore në Berlin. Steinmeier erdhi në vendvotim bashkë me gruan e tij Elke Büdenbender, e cila me zgjedhjen e burrit të saj president e ka pezulluar punën e saj si gjykatëse. Në këtë fotografi të agjencisë së lajmeve DPA presidenti dhe zonja e parë gjermane shihen duke pritur me durim në radhë për të votuar. Askund nuk shihet asnjë truprojë kokërruar apo shofer nervoz. Para çiftit presidencial shihet një familje me fëmijë. Steinmeier, i cili ka qenë ministër i Jashtëm nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), tha se është i gëzuar mbi pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në zgjedhje.

Vendvotimet do të mbyllen në orën 18:00. Në atë çast do të dalin edhe rezultatet e para.

 

 

Të fundit