Flash News

KRYESORE

Gjermania nevojë për punëtorë, një million vende pune të lira

Gjermania nevojë për punëtorë, një million vende pune

Në Gjermani ka mbi një million vende pune të lira dhe tre million vetë që kërkojnë të punojnë. “Një dispalancë e tillë lidhet me transformimin e tregut të punës”,  citon Deutsche Welle. .

Alexander Kubis, nga Instituti “IAB”, thotë se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuar. Por sërish, disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.

Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore. Sipas Kubis, një sërë ndërmarrjesh shpenzojnë sot më tepër kohë, sesa në vitin 2010, për të gjetur një person të përshtatshëm për vendin e punës. Kjo periudhë, aktualisht kërkon e pakta 82 ditë, ndërsa përpara 7 vitesh zgjidhej brenda 70 ditëve.

Sipas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gjë shihet jo vetëm te profesionet akademike, por edhe te personat që përfundojnë shkollat profesionale.

Të fundit