Flash News

KRYESORE

Gjermania ngjitet në vendin e parë në renditjen e re të FIFA-s

Gjermania ngjitet në vendin e parë në renditjen e re të

Pas fitores së Kupës së Konfederatave, ekipi gjemran i drejtuar nga Lev, ngjitet në vendin e parë të renditjes së re të FIFA-s. Që nga muaji prill vendin e parë e mbante Brazili, por kampionët e botës rikuperuan mjaft pikë për të kërkuar e për të zënë vendin e parë, për herë të parë, në këto dy vjet. Gjermania ngjitet dy vende, nga e treta, duke lënë pas Brazilin dhe Argjentinën.

Kampionët evropianë, Portugalia, që përfundoi e treta në Kupën e Konfederatave, ngjitet katër vende, në vendin e katërt dhe Kili bie tre vende, në vendin e shtatë, edhe pse kanë fituar vetëm një ndeshje në Rusi dhe arritën në finale.

Zvicra ngjitet në katër vende, në vendin e pestë, ndërsa Polonia gjendet në renditjen e tyre më të lartë, në vendin e gjashtë. Para vitit të kaluar, Polonia nuk kishte qenë kurrë në mesin e 15 më të mirëve dhe një fitore kualifikuese 3-1 ndaj Rumanisë e ka rritur vendosjen e saj në kreun e renditjes.

Kolumbia, Franca dhe Belgjika gjithashtu bien tre vende, respektivisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.

Peru (14, lart), Islanda (19, lart tre), Irlanda e Veriut (22, gjashtë) dhe Kongo DR (28, 13) regjistrojnë renditjen e tyre më të mirë. E kështu me radhë. Renditja e re e FIFA-s do të publikohet zyrtarisht të enjten.

 

RENDITJA e TOP 20: KORRIK  2017

  1. Gjermania
  2. Brazil
  3. Argjentina
  4. Portugalia
  5. Zvicra
  6. Poloni
  7. Kili
  8. Kolumbi
  9. Franca
  10. Belgjika
  11. Spanja
  12. Italia
  13. Anglia
  14. Peru
  15. Kroacia
  16. Meksika
  17. Uruguaj
  18. Suedia
  19. Islanda
  20. Uellsi

Të fundit