All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gjermania ofron 500 milionë euro për emigrantët, përfitojnë edhe shqiptarët

Gjermania ofron 500 milionë euro për emigrantët,
All - Paragraf - 1

Gjermania ka propozuar një formë të re dhe shumë motivuese për kthimin vullnetar të emigrantëve drejt vendeve të tyre.

All - Paragraf - 3

Ka qenë ministri gjerman i zhvillimit, Gerd Müller i cili ka kërkuar një rritje të madhe të kuotës së ndihmave që Gjermania u ofron refugjatëve të cilët kthehen vullnetarisht në vendet e tyre. Kështu, Müller kërkon që shuma prej 150 milionë eurosh që jepet sot për këtë qëllim të rritet më shumë se trefish, deri në 500 milionë euro.

Programi i ndihmave për kthim, me emrin “Perspektiva Atdheu” synon riatdhesimin e emigrantëve. Kjo ndihmë nënkupton këshillimet për ngritjen e ekzistencës ose programet për trajnim profesional dhe punësim. Dhe, për të gjitha këto, ministri që vjen nga partia CSU planifikon një shumë dukshëm më të madhe parash në krahasim me atë aktuale.

“Në programin e ndihmës për kthim, në të ardhmen duhet të derdhen 500 milionë euro në vit”, i ka deklaruar Müller Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA. “Kjo është shumë më e volitshme se sa të mbahen (furnizohen) njerëzit këtu në Gjermani”, ka thënë ai.

Deri tani për programin e nisur në mars të vitit 2017 ishin parashikuar vetëm 150 milionë euro. Vendet për ku janë destinuar këto mjete janë: Shqipëria, Kosova, Serbia, Tunizia, Maroku, Gana, Senegali, Nigeria, Iraku, Afganistani dhe Egjipti.

Të fundit