Flash News

KRYESORE

Gjermania pezullon përkohësisht marrëveshjen e Shengenit

Gjermania pezullon përkohësisht marrëveshjen e Shengenit

Gjermania ka vendosur të pezullojë deri më 11 korrik lëvizjen e lirë të qytetarëve që garantohet nga marrëveshja Shengen. Ky vendim i autoriteteve gjermane është marrë për të garantuar samitin e liderëve të G-20 që do të organizohet më 7 dhe 8 korrik në Hamburg.

Për këto masa, Berlini ka marrë edhe miratimin e Komisionit Europian.

Raportohet se kontrollove do i nënshtrohet çdo qytetar që hyn në Gjermani nëpërmjet trenave dhe makinave, ndërsa përjashtohen udhëtarët që mbërrijnë me avion.

Samiti i G-20 mbledh liderët e shteteve më të fuqishme të botës, por këtë vit pritet që të mungojë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Të fundit