Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Të gjitha zgjedhjet rajonale në Gjermani ndiqen këtë vit me vëmendje të veçantë. Kjo vlen edhe për zgjedhjet e së dielës (01.09.) në Saksoni dhe Brandenburg, lande lindore, më parë territore në RDGJ.
Shkaku i përgjithshëm për vëmendjen ka të bëjë me pasigurinë për vazhdimin e koalicionit në qeverinë qendrore, në Berlin. Koalicioni midis konservatorëve të CDU/CSU dhe socialdemokratëve është pak i preferuar në popull. Shumë mendojnë se kompromiset në pikërëndesa, që bëhen për t'i mbajtur partnerët në qeveri, pengojnë dinamikën e plotë të qeverisë.
Kryesisht socialdemokratët, të dobësuar, e diskutojnë shpesh në parti daljen nga qeveria qendrore. Po të goditen rëndë të dielën në Brandenburg, në njërën nga kështjellat e tyre, diskutimi për prishjen e qeverisë qendrore do të rihapet. Po edhe konservatorët e CDU-së, po u goditën rëndë në kështjellën e tyre në Saksoni, do të hapin diskutimin si ta forcojnë ndikimin.
Shkaku specifik për vëmendjen të dielën, ka të bëjë me mundësinë reale që partia ultra e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, të dalë partia e parë, në ndonjërin nga këto lande. Për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore, një parti ultra e djathtë mund të dalë partia kryesore në një land të Gjermanisë. Kjo do të kishte pasoja, jo vetëm për Lindjen e Gjermanisë, por edhe për klimën politike në Gjermani.
Pakënaqësia në Lindjen e Gjermanisë
Zhvillimi i Gjermanisë së ribashkuar është shoqëruar herë pas here me kritika e pakënaqësi, kryesisht në pjesën lindore të Gjermanisë. Së pari, mjaft gjermanolindorë kritikojnë mënyrën si u bashkuan dy Gjermanitë. Kritika është që ribashkimi qe thjesht eksport institucionesh, nga Perëndimi në Lindje. Duke eleminuar "për të mos humbur kohë" ato që nuk i rezistuan kolapsit ekonomik. Dhe jo simbiozë, që të integronte me largpamësi një pjesë të zhvillimeve ekonomike e sociale rajonale, në 40 vjet RDGJ. Te shumë gjermanolindorë ka pra një zhgënjim me gjermanoperëndimorët.
Në eksportin e institucioneve nga Perëndimi në Lindje bënte pjesë edhe eksporti i elitave drejtuese. Pas ribashkimit, elita drejtuese e institucioneve në Lindje erdhi nga Gjermania Perëndimore. Sociologë që folën me DW thanë se kjo elitë vazhdon edhe sot ta riprodhojë veten.
Së dyti, standardi i jetesës në Perëndim, fuqia blerëse dhe pagat mbeten më të larta se në Lindje. Këtu vazhdon një traditë - edhe para Luftës së Dytë Botërore, industritë kryesore dhe si rrjedhojë zhvillimi ekonomik kanë qenë përqëndruar në Perëndim të Gjermanisë. Sot, ikja e fuqisë punëtore nga Lindja për në Gjermaninë Perëndimore, ka lënë në Lindje në shumë vende, zona me zhvillim të ulët ekonomik. Në ato zona, në kohën e RDGJ, ka pasur kombinate e fabrika. Filialet e reja të firmave perëndimore janë të pakta. Gjendja shpirtërore e njerëzve që kanë mbetur është në përputhje me braktisjen.
Kjo ndonëse ristrukturimi i ekonomisë në Lindje mund të konsiderohet histori suksesi. Një studim i fundit i qeverisë britanike, për të zhvilluar Veriun e varfër të Anglisë, propozonte të studiohet përvoja e ristrukturimit të Gjermanisë lindore.
Por për gjermanolindorët nuk ka rëndësi vetëm standardi i jetës, të cilin e kanë më të lartë se më parë. Rol luan sa ndihen ata të përfillur dhe të kuptuar nga politikanët.
Së treti: gjermanolindorët përballen edhe me probleme të të gjithë gjermanëve: me zbrazjen e fshatrave dhe ikjen e njerëzve drejt qyteteve, me ndërprerje linjash trenash e autobusësh të rregullt, në zonat me shumë pak banorë. Në mënyrë specifike, për gjermanolindorët vlen që infrastruktura, lidhja me pjesën tjetër të Gjermanisë e landeve lindore, është më e dobët se ajo midis landeve perëndimore.
Papunësia në Lindje është më e lartë se në Perëndim: 6,6 përqind, përballë 4.7 përqind. Gjermanolindorët ndihen kështu pjesërisht, si viktima të ribashkimit.
Së katërti ka probleme, si të thuash tipike, që ka një minoritet me shumicën. Popullsia në Lindje përbën vetëm 17 përqind të popullatës së Gjermanisë. Dhe ajo ndihet e mospërfillur nga shumica. Si shembull citohet që gjermanolindorët mbajnë vetëm 1.7 përqind të pozicioneve të larta në ekonominë, politikën dhe administratën gjermane. Këtë nuk e kompenson fakti që kancelarja e Gjermanisë prej mbi një dekade, Angela Merkel është gjermanolindore. Dhe që Presidenti i kaluar i Gjermanisë, Joachim Gauck qe gjithashtu gjermanolindor.
Çfarë u ofron AfD-ja njerëzve në Lindje?
Për kujtesë: AfD-ja u formua para gjashtë vjetësh si parti skeptike ndaj euros. Por forcimin e vërtetë e pati me kundërshtimin e rreth 1 milion refugjatëve, që erdhën në Gjermani në 2015-ën. Sot AfD-ja është partia më e madhe opozitare në Bundestagun Gjerman, me 92 deputetë. Përfaqësohet në parlamentet thuajse të të gjitha landeve të Gjermanisë.
Por në një kohë që në rang Gjermanie, mbështetja për AfD-në është më pak se 13 përqind, në Lindje të Gjermanisë kjo mbështetja është thuajse dyfish më e madhe: 24 përqind.
Kjo në një kohë kur AfD nuk u ofron vërtet gjë të re gjermanolindorëve. Por AfD-ja shfrytëzon p.sh. ndjenjën e viktimës te disa, pas ribashkimit gjerman dhe u thotë njerëzve: kthesa politike e nisur atëherë, nuk ka marrë fund. Duhet të viheni më në fund në kontroll të fatit tuaj – e këtë e bëni me ne. Ne flasim hapur, themi të vërteta, prandaj nuk na duan, thotë AfD-ja. Themi p.sh. që duhet frenuar migrimi - mesazhi kryesor i AfD-së në këto zgjedhje rajonale. Dhe meqenëse në Lindje të Gjermanisë, një ndër dy vetë ka rezerva ndaj migrantëve (në Gjermaninë Perëndimore janë një në tre vetë), AfD-ja bëhet simpatike: u thotë njerëzve atë që duan të dëgjojnë. U ofron zgjidhje të thjeshtëzuara për hallet, si p.sh. dëbimin e migrantëve. AfD-ja është më e fortë atje ku njerëzit kanë frikë nga e ardhmja.
Populistët janë më të fortë edhe atje ku ka probleme ekonomike. Me shkarjen në recesion me 0.1 përqind të Gjermanisë, tremujorin e kaluar, re të errëta po vijnë edhe mbi Gjermani. Jemi larg pushimeve masive nga puna në uzina, gjë që AfD-ja do ta shiste si dështim të elitave. Por një rënie ekonomike mund të bëhet mesazhi i ri i AfD-së, pas migrimit.
Si mund ta ndikojë AfD klimën politike në Gjermani, po fitoi në Lindje?
Po të dilte partia e parë në një land lindor, ndikimi i AfD-së do të rritej. Por nuk është fjala për ndikim strukturor të AfD-së. Kjo pasi të gjitha partitë e tjera e kanë përjashtuar një koalicion me AfD-në, për formimin e qeverive të landeve.
Për shkak të AfD-së, pritet megjithatë që spektri politik në Saksoni e Brandenburg, e pas një muaji në Tyringen, të fragmentarizohet më fort. Për të formuar qeveritë e landeve do të duhen dy ose tre parti. Kjo mund të sjellë destabilitet, me të cilin nuk është mësuar Gjermania.
Fjala është për ndikim të AfD-së në opinionin publik. Është opinioni ai ku përgatiten veprime e zhvillime. Në opinion AfD-ja ndikon kryesisht me provokime. Sa më e fortë ndihet, aq më hapur provokon. P.sh. duke përdorur frymë nacionaliste.
Në landin jugor të Baden-Vyrttembergut, AfD-ja pyeti para disa kohësh në rrugë parlamentare: prej sa nacionalitetesh përbëhet trupa e operës dhe e baletit e landit? Një thirrje e tërthortë kjo për ta bërë sërish "më gjermane", me pak të huaj Gjermaninë.
Ose shembull tjetër: AfD pyeti para disa muajsh në Bundestag: sa përqind janë të huaj, te fëmijët që lindin në Gjermani me të meta fizike e mendore? Jehonë e tërthortë e tezës ultra të djathtë, që të huajt janë parazitë, zhvatës e me sëmundje. Këto te opinioni sjellin në mendje kohët e errëta të nazizmit. Për të gjitha këto, zgjedhjet e së dielës dhe rezultati i AfD-së në to vlen të shihen me vëmendje./ Burimi: DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38