Flash News

KRYESORE

Gjermania publikon listën paraprake të Botërorit, lihen jashtë Mustafi e Gotze

Gjermania ka publikuar listën e  35 futbollistëve të grumbulluar, ndërsa më datë 4 kur do të shpallet edhe përfundimtarja me vetëm 23 të përzgjedhurit e Joachim Low.

Ajo që bie në sy, është mungesa e  futbollistit Mario Gotze, i cili për shkak të formës së tij fizike jo të mirë nuk do ti bashkohet perfaqësueses gjermane.

Gjithashtu mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, është lënë jashtë nga tekniku Joachin Low.

“Detyra ime si trajner i kombëtares fatkeqësisht disa herë është edhe të prish ëndrrat. Unë nuk marr asnjëherë vendime kundër lojtarëve, por për skuadrën. Shpesh varet nga gjëra të vogla, por kriteri i zgjedhjes janë cilësia atletike, që ka një rol qendror dhe që skuadra të jetë e bashkuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, është shprehur trajneri i Gjermanisë.

Lista e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Leno (Leverkusen), Neuer (Bayern), Ter Stegen (Barcelona) dhe Trapp (PSG).

Mbrojtës: Boateng (Bayern), Ginter (Gladbach), Hector (Colonia), Hummels (Bayern), Kimmich (Bayern), Plattenhardt (Hertha), Rüdiger (Chelsea), Süle (Bayern), Tah (Leverkusen).

Mesfushorë: Brandt (Leverkusen), Draxler (PSG), Gündogan (City), Khedira (Juventus), Sané (City), Reus (Dortmund,) Kroos (Real Madrid), Goretzka (Schalke), Rudy (Bayern) dhe Özil (Arsenal).

Sulmues: Mario Gómez (Stuttgart), Müller (Bayern), Ëerner (RB Leipzig) dhe Petersen (Friburgo).

Të fundit