Flash News

KRYESORE

Gjermania regjistron 16 mijë persona të shëruar nga Covid-19

16 mijë është numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Gjermani.

Të dhënat janë publikuar nga “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale situatën nga Covid-19 në gjithë botën.

 

Në Gjermani deri më sot janë konfirmuar 72 mijë raste të infektimeve me koronavirus. Aktualisht të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, Gjermania e kufizoi tej mase qarkullimin ndërkufitar. Kancelarja Angela Merkel tha se do të ndalohen edhe udhëtimet turistike brenda dhe jashtë vendit. Në shumë pika kufitare të Gjermanisë dhe vendeve fqinje janë rritur kontrollet.

Po ashtu janë mbyllur baret, pabet, kinematë, tetrot, kopshtet zoologjike, parqet e kohës së lirë dhe parqet e kafshëve, qëndrat sportive private dhe publike, bordelet, parqet e lojërave.

Të fundit