Flash News

KRYESORE

Gjermania shënon dy vdekjet e para për shkak të koronavirusit

Gjermania shënon dy vdekjet e para për shkak të koronavirusit

Gjermania regjistroi dy vdekjet e para për shkak të koronavirusit. Lajmin e dhanë autoritetet shëndetësore gjermane, raporton Deutche Welle. Një person vdiq në Heinsberg dhe një në Essen.

Një nga viktimat është një person 89-vjeçar nga Essen, i cili kishte shkuar në klinikën universitare disa ditë më parë. Gjendja e përgjithshme e pacientetit ishte e rënduar në kohën që shkoi në spital. “Më vjen shumë keq për vdekjen”, tha kryebashkiaku Thomas Kufen.

“U shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të të ndjerit, të afërmve dhe miqve”, ka shtuar ai më tej. Ndërkohë, deri më tani janë regjistruar rreth 1.100 të infektuar në 198 qarqe në 15 shtete federale në Gjermani.

Kancelarja Angela MErkel bëri thirrje për luftë energjike kundër përhapjes së koronavirusit, ndrërsa tha së “mënyra më e mirë për të luftuar virusin është të ngadalësohet përhapja e tij”. Kancelarja gjermane shprehet se duhet që shkenca të hulumtojë për të gjetur vaksinën dhe ilaçet kundër koronavirusit.

Të fundit