Flash News

KRYESORE

Gjermania shpenzon një trilion dollarë për mirëqenien sociale

Gjermania shpenzon një trilion dollarë për mirëqenien

Gjermania shpenzon një trilion dollarë për mirëqenien sociale

Shpenzimet gjermane për mirëqenie sociale në vitin 2017 arritën një vlerë prej 965,5 miliardë eurosh (1,1 trilionë dollarë), njoftoi sot Ministria gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Këto të dhëna përfaqësojnë një rritje me 36,5 miliardë euro ose 3,9% më shumë në krahasim me vitin 2006.

“Shpenzimet për mirëqenie sociale janë rritur me më shumë se 50% në 25 vitet e fundit”, sipas Ministrisë.

Madje, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) gjerman është rritur ndjeshëm në të njëjtën periudhë, nga 1,75 trilionë euro në 3,26 trilionë euro.

PBB-ja gjermane u rrit me 3,8% në vitin 2017, gati në proporcion të drejtpërdrejtë me shpenzimet sociale.

Në vitin 2017, Gjermania shpenzoi 29,6% të PBB-së në shërbime sociale si pensionet, sigurimi shëndetësor dhe për papunësinë.

Të fundit