Flash News

KRYESORE

Gjermania Ursula von der Leyen nominohet për të drejtuar Komisionin Evropian

Gjermania Ursula von der Leyen nominohet për të drejtuar Komisionin

Një grua është propozuar për postin e rëndësishëm të presidentes së Komisionit Evropian. Ajo është ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe zgjedhja e kandidaturës së saj ka befasuar jo pak, ndërkohë që emrat favoritë u refuzuan.

Nëse Parlamenti Evropian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Evropian. Gjithashtu do të jetë gjermania e parë në këto 60 vite që e merr këtë detyrë.

Drejtuesja e FMN-së, Christine Lagarde, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, që tani mbahet nga Mario Draghi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë. Vetë Lagarde u shpreh shuam e kënaqur për mundësinë, ndërsa lajmëroi se do të shkëputej përkohësisht nga puna e saj në FMN, deri sa të përfundonte ky proces. Spanjolli Josep Borell u propozua për detyrën e shefit për politikat e jashtme.

Të fundit