Flash News

KRYESORE

Gjest fantastik nga Correa, mbështet nënën në luftën me kancerin

Gjest fantastik nga Correa, mbështet nënën në luftën me

Kjo po që është emocionuese. Nëna e sulmuesit të Atletico Madridit, Angel Correa, nuk ka vetëm frikën e koronavirusit, por po po përballet edhe me kancerin.

Sulmuesi ka bërë një gjest special për t'i dalë në krah dhe për ta mbështetur nënë e tij. Ai është qethur krejtësisht, duke u bërë si nëna e tij, e cila ka humbur flokët prej sëmundjes.

Correa ka bërë gjithashtu një postim emocionues në Instagram:

“Nuk ka pushim për armikun në fushëbetejë. Ata mund të të prekin trupin, por shpirti ynë është i paprekshëm. Ata mund të përpiqen edhe të të shqyejnë mishin, por besimi ynë është i pathyeshëm. Ata nuk të vjedhin dot atë që ti je, sepse shpirti yt është më i fortë. Këtë luftë e ke të fituar. Je luftëtarja jonë, të duam mami!”

Të fundit