Flash News

KRYESORE

Gjesti i veçantë i studentëve, pastrojnë ambientin pas protestës

Protesta e studentëve është mbyllur për ditën e sotme, e cila do të përshkallëzohet në ditët në vazhdim dhe do të vazhdojë sërish nesër.

Pas protestës këmbëngulëse dhe pa ngjyra politike, studentët kanë dhënë dhe një shembull pozitiv: duke pastruar ambientin pas protestës.

Një gjest i tillë nuk është parë më parë në protestat që janë zhvilluar në Shqipëri.

Një nga studentet u pyet live  nga Erjon Skendaj, se përse po pastrojnë. Dhe ajo u përgjigj duke thënë:

"Ne jemi shembullorë, ata thonë që jemi katranjosë por nuk ka mundësi që 5 mijë studentë të jenë katranjosë."

Të fundit