Flash News

KRYESORE

Gjesti në ndeshjen kundër Atletico-s, UEFA hetim disiplinor ndaj Ronaldos

Gjesti në ndeshjen kundër Atletico-s, UEFA hetim disiplinor ndaj

Pas gjestit të tij në përballjen e Champions League, Juventus-Atletico, UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Cristiano Ronaldos.

Portugezi akuzohet për “sjellje të papërshtatëshme” të parashikuar në nenin 15-të të Kodit Disiplinor të qeverisë europiane të futbollit dhe nëse shpallet fajtor, atëherë mund të dënohet me gjobë ose me pezullim me një ndeshje.

Nëse UEFA zbaton këtë të fundit, atëherë Cristiano Ronaldo mund të humbasë sfidën e parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Ajax-it.

Çështja pritet të diskutohet në datën 21 mars, ndërsa Komisioni Disiplinës dhe Etikës në UEFA duhet të përcaktojë nëse gjesti i sulmuesit portugez është provokator, apo thjesht një shpërthim emocional ashtu siç u cilësua veprimi i Diego Pablo Simeones, i cili u ndëshkua me 20 mijë euro gjobë.

Të fundit