Flash News

KRYESORE

Gjici nuk duron më, trajneri Duro shkarkohet pas barazimit në Durrës

Gjici nuk duron më, trajneri Duro shkarkohet pas barazimit në

Shpëtim Duro shkarkohet zyrtarisht nga Kukësi. Trajneri nuk ka arritur të qëndrojë pranë Tiranës në krye në kampionatin shqiptar dhe presidenti Safet Gjici nuk ka duruar më.

Numri 1 i klubit verilindor ka thënë gjithmonë se objektivi i Kukësit është fitimi i titullit kampion dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. Situata aktuale nuk i ka pëlqyer dhe ai ka vendosur ta shkarkojë teknikun.

Kukësi sot humbi kundër Teutës, duke u ndalur me një gol në minutat e fundit me rezultatin 2-2 në Durrës.

Njoftimi i klubit:

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!

Të fundit